“Oferta fituese për demokratët”/ Rama nxjerr videon: Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!

94

Përplasjet mes aktorëve kryesorë politikë në vend, bëhen gjithmonë e më të ashpra, po ashtu edhe talljet apo gjuha ofenduese.

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video-montazh ku ironizon çiftin presidencial dhe qasjen e tyre ndaj pandemisë.

Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja- shkruan Rama krah videos, e cila është një gërshetim mes realitetit në spitale dhe ironizimit të sjelljes së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në këtë kohë pandemie dhe refuzimin e saj për zbatimin e masave anti-covid.