OFL vijon aksionin/ I dërgon formularin 4 të dënuarve në Tiranë

92

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 4 personave në Tiranë.

Formulari u është dërguar 4 të dënuarve për vepra të ndryshme penale, nga ku dy janë të dënuar për vjedhje dhe dy të tjerët janë  dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, OFL bën me dije se, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetë deklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve:

M.Z banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

L.I banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

F.X banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gj.K banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;
  2. I., banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;
  3. X., banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gj. K., banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/Descript.al/