Olsi Bylyku “bie në kurthin” e së dashurës gjatë emisionit live

114

Olsi Bylyku ishte i ftuari i sotëm tek “ABC e pasdites”. Moderatori Ermal Peçi kishte përgatitur një lojë për të, në të cilën kishte patur edhe bashkëpunimin e të dashurës së Olsit, Eglit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Në “testin e dashurisë”, të krijuar nga Ermali, Olsi duhej të përpiqej të jepte të njejtat përgjigje që i kishte dhënë Egli redaksisë së programit.

Olsi u pyet se cila është kënga që identifikon lidhjen e tyre dhe nëse nuk jepte të njejtën përgjigje si Egli, e cila kishte zgjedhur “Mirrors”, atëherë nuk e kishte të lejuar të kthehej në shtëpi. “Tashi jam duke menduar kë shok kam që mund të flej sonte,” është përgjigjur me humor Olsi pasi nuk gjeti dot titullin e saktë të këngës.

/Descript.al/