Operacioni i rrallë në QSUT, mjekët i shpëtojnë jetën foshnjes 7 ditëshe

99

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është finalizuar me sukses në QSUT.

Një foshnje 7 muajshe, për 5 orë me radhë ka qënë në duar e mjekëve  i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, për këmbimin e arterieve të mëdha të zemrës.

Lajmi bëhet i ditur përmes rrjeteve sociale nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Postimi i plotë:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë-shkruan Manastirliu.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.