Pa shumë ‘zhurmë’, këngëtarja e njohur shqiptare ka bërë me shtëpi 12 familje në nevojë

95

Adelina Ismajli është një nga femrat më të komentuara dhe më të suksesshme shqiptare. Prej vitesh ajo është pjesë e artit shqiptar, duke dhënë kontribute të mëdha në fushën e muzikës. Ismajli merr shpesh vëmendjen për jetën e saj private, të cilën është përpjekur ta mbajë larg opinionit publik, ndërsa së fundi është zbuluar se artistja ka ndërmarrë disa nisma bamirëse pa bërë fare ‘zhurmë’.

Në fakt një media ka publikuar informacionet se Adelina për një periudhë kohore ka bërë me shtëpi 12 familje por pa dhënë shumë detaje për nismën bamirëse.

Ky lajm ka qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura, por njërin prej tyre, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook duke ‘konfirmuar’ kështu edhe veprat e saj.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.