Pandemia në Kosovë/ 187 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

51

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) informon se janë regjistruar 187 raste të reja.

Viktimat janë në: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Sipas IKSHP, rastet pozitive janë regjistruar në: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 94.630 raste. Numri total i rasteve pozitive është 105.375, ku raste aktive janë 8.567.