Pandemia në vend, Manastirliu: Situata kritike por e menaxhueshme, ja pse vonohen përgjigjet e testeve

99

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë këtë të diel në një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën e pandemisë në vend.

Manastirliu teksa ka deklaruar se kemi dy-fishim të rasteve pozitive u ka ka kthyer përgjigje edhe shumë akuzave.

“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve.Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektive. 265 vatra aktive në Shqipëri, 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare.

Kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm. Ka probleme në menaxhim sepse kjo pandemi është. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt.

Ne duhet të kemi gjë parasysh, duhet të ketë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së testit dhe saktësisë së rezultatit. Si mund të vendosim në lojë saktësinë e rezultateve. Gjatë kohës të pritjes së testit, qytetarët duhet të presin të izoluar. Volumi i madh i testimeve ka bërë që të ketë vonesa. Ne po punojmë që brenda 72 orëve të marrim përgjigjen e testeve” -tha Manastirliu.