Paneli për Përgjigjen Pandemike: Nëse OBSH do ta kishte dhënë alarmin më shpejt, nuk do ta kishim përjetuar këtë pandemi shkatërruese

51

Një panel ekspertësh kanë deklaruar se shkalla katastrofike e pandemisë së koronavirusit mund të ishte parandaluar nëse koordinimi i dobët nuk do ta kishte pasuar përgjigjen globale.

“Nëse OBSH do ta kishte dhënë alarmin më shpejt dhe udhëheqësit botërorë do ta kishin marrë seriozisht kërcënimin, nuk do ta kishim përjetuar këtë pandemi shkatërruese.”, tha Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Përgjigjen Pandemike.

Covid-19 ka infektuar të paktën 160 milionë njerëz në të gjithë botën, që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, shkruan Daily Mail.

Në raport thuhej se për t’i dhënë fund pandemisë, të pasurit duhet t’u sigurojnë të varfërve të paktën 1 miliardë vaksina deri në shtator dhe 2 miliardë të tjera deri në fund të vitit 2022.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.