Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i Bardhit, në shtator unë dhe Taulant Balla …

15617

Teksa po merr çdo ditë e më shumë refuzime nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve lidhur me ankimimin e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në shumë qarqe në vend, PD nuk ka vendosur ende se cili do të jetë pozicioni i saj në legjislaturën e ardhshme.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka ende një vendim nëse PD do të futet në Parlament në shtator.

Në një intervistë për një media në vend, Bardhi tha se të gjitha mandatet e PS-së janë vjedhur, e se ai nuk mund të qëndrojë në një sallë me Taulant Ballën, pasi ai përfaqëson shqiptarët, ndërsa Balla kriminelët.

“Për fat te keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.

Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend.

Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator.

E sigurtë është që ato mandate që ka PD  janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri.

Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar.

Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit. Është një vendimmarrje që do të duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njëjtën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve”, tha ai.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.