Paralajmërimi i OBSH-së: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i vështirë

74

Viti i dytë i pandemisë Covid-19 mund të jetë më i vështirë nga viti paraprak, duke parë shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit, veçanërisht në hemisferën veriore ku qarkullon një lloj i ri i infektimit, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Hymë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë kur do të shohim sa shpejt përhapet koronavirusi”, tha përfaqësuesi i OBSH-së, Majk Rajan.

OBSH, në raportin më të ri, thekson se javën e kaluar janë regjistruar rreth pesë milionë raste të reja së koronavirusit, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën po i afrohet 2 milion njerëzve që nga fillimi i pandemisë, me 91.5 milion njerëz të infektuar.