‘Paratë që fituat sot, dhurojini për…’ / Erion Braçe uron Kombëtaren për fitoren, por u bën një kërkesë të pabesueshme futbollistëve

209

Zv. Kryeministri Erion Braçe në një postim në mediat sociale u ka kërkuar lojtarëve të kombëtares shqiptare të dhurojnë paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” për riparimin e tapetit në këtë stadium.

Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq! Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni? Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!  Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe në postimin e tij.