Pas intervistës së bujshme, Meghan Markle ka gati librin e saj të parë me histori tërësisht personale

68

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar ditën e sotme se ka shkruar një libër për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

Ky libër pritet të publikohet në datën 8 Qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”, thuhet në deklaratën e saj.