Pas mësuesve dhe policëve / Në Elbasan infektohen edhe 2 punonjëse të gjykatës me Koronavirus, 3 gjyqtarë në karantinë

64

Nga 14 raste që u shënuan sot me koronavirus në qytetin e Elbasanit, mësohet se 2 prej tyre janë punonjëse të gjykatës së shkallës së parë.

Dy të prekurat në gjykatën e Elbasanit janë punonjëse të kancelarisë në këtë institucion.

Sipas AbcNews, nesër pritet që gjykata e Elbasanit të mbyllet deri në marrjen e tamponit të gjithë trupës, teksa 3 gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të 2 rasteve të sotme.