Pas problemeve shëndetësore, kritiku i Putin, Alexei Navalny, i nënshtrohet testit për Covid-19

40

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, ka dalë negativ për koronavirusin, tha të mërkurën avokatja e tij Olga Mikhailova, duke shtuar se ai ka bërë një test të dytë.

Navalny, 44 vjeç, një kundërshtar i Presidentit Vladimir Putin, njoftoi se ai hyri në një grevë urie javën e kaluar në protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzimi i autoriteteve të burgut për ta trajtuar siç duhet për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës, raporton Reuters.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International më herët të mërkurën tha se Navalny ishte burgosur në kushte që shkojnë deri në torturë dhe ngadalë mund ta vriste atë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016