Pas shumë aludimesh, J.Lo konfirmon ndarjen nga Alex Rodriguez

93

Ndonëse pak javë më parë ata mohuan zërat se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, tashmë është zyrtare Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë.Lajmin e ka konfirmuar vetë dyshja ku nëpërmjet një deklarate për ‘Today’ ata kanë pranuar se jeta e tyre tashmë ka drejtime të ndryshme nga njëri tjetri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)


“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje,” thuhet në deklaratën e ish-çiftit