‘Patronazhistët’/ Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Regjimi i fuksave ka mbaruar!

73

Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Rama foli për patronazhistët, duke thënë se këta të fundit dinë atë që nuk e di Presidenti Meta. “Po atë që ti nuk di dhe që patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha Rama.

Kësaj deklarate, Presidenti Meta i është përgjigur me të njëjtat tone duke e cilësuar Ramën si kryefuks dhe se “regjimi i fuksave ka mbaruar!”, shkruan ai.

Mesazhi i plotë:

Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!