Pavarësisht vaksinimit rritja e rasteve globale me COVID-19 arrin kulmin javën e kaluar

81

Më shumë njerëz u diagnostikuan me Covid-19 gjatë shtatë ditëve të javës që shkoi duke e rritur numrin me  5.2 milion në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë.

Trendi shqetësues, vetëm disa ditë pasi bota tejkaloi 3 milion vdekje, vjen ndërsa vendet po kryejnë vaksinat në një përpjekje për të marrë virusin nën kontroll. Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins që tregojnë një rritje prej 12 % të infeksioneve nga një javë më parë hedh dyshime për shpresën se fundi i pandemisë është në horizont.

Rritja javore tejkaloi nivelin e lartë të mëparshëm në mes të dhjetorit. Ndërsa nivelet e infeksioneve janë ngadalësuar kryesisht në SHBA dhe Britani, vendet në zhvillim si India dhe Brazili në veçanti po kalojnë periudha të vështira.

Numri i vdekjeve është rritur muajin e kaluar dhe ishin rreth 82,000 në javë që përfundoi me 18 Prill, një mesatare prej gati 12,000 në ditë.

Descript.al