Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka deklaruar se Rama nuk mbajti asnjë premtim për tërmetin.
Duke iu referuar bilancit të kryeministrit për rindërtimin, Bardhi shkruan se procesi i rindërtimit është një nga dështimet më të mëdha të kreut të qeverisë.
Postimi i plotë:
Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.
Më konkretisht:
🔴 Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. 👎
🔴 Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. 👎
🔴 Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. 👎
Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.
Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!