Për herë të parë, Brazili miraton plotësisht vaksinën anti-Covid

67

Rregullatori shëndetësor brazilian ka njoftuar se është aprovuar plotësisht vaksina ‘Pfizer & BioNTech’, pavarësisht mosmarrëveshjes mbi furnizimin.

Rregullatori ‘Anvisa’ bëri me dije se është hera e parë në Brazil, që një vaksinë anti-Covid merr miratimin e plotë, pasi vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac janë aprovuar vetëm për përdorim emergjent.

Miratimi i vaksinës mbetet një lajm i mirë për vendin, pavarësisht se fushata e imunizimit është pezulluar si pasojë e vonesave dhe grindjeve politike, shkruan Reuters.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka kritikuar kushtet e marrëveshjes, të propozuara nga Pfizer, pasi ato përjashtojnë nga përgjegjësia firmën amerikane, në rast problemesh të paparashikuara.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.