Përfaqësuesi i OBSH-së: Vlerësojmë qeverinë shqiptare që ka rritur pagat e punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve

89

Në Ditën Botërore Të Infermierëve, Dr. Gerald Rockenschaub, Përfaqësuesi i OBSH-së dhe Drejtuesi i Zyrës në Shqipëri, i’u bashkua Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, së bashku me Kryeministrin, Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe Ambasadorin e BE në Shqipëri , Luigi Soreca, për të falenderuar infermierët dhe punonjësit shqiptarë të Shëndetit për punën e palodhur e vetëmohuese për të na mbrojtur gjatë pandemisë COVID19.

Gjatë fjalës së tij, Rockenschaub tha se infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve.

Po ashtu, Rockenschaub vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve.

Fjala e plotë:

Është vërtetë kënaqësi, që me ftesën e Presidente Dukës për të qenë i pranishëm sot këtu, të them disa fjalë në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Për OBSh-në, ky ka qenë Viti i Punonjësve të Shëndetit, dhe ne me të vërtetë, do të donim t’ia kushtonim këtë vit infermierëve dhe mamive, të cilët janë në ballë të vijës së frontit të të gjitha sistemeve shëndetësore, dhe gjithashtu, edhe të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën dhe është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe kaq sfiduese të pandemisë.
Është vërtet shumë prekëse të shohësh që, edhe në Shqipëri, një numër kolegësh tanë infermierë, për fat të keq, kanë humbur jetën gjatë kësaj pandemie.

Dhe unë, me të vërtetë do të doja të shpreh vlerësimin tim për përpjekjet e Qeverisë nën udhëheqjen e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’i dhënë përparësi punonjësve të shëndetit për t’u vaksinuar të parët, duke përfituar nga përpjekjet e vaksinimit që po përparojnë me shpejtësi në Shqipëri.

Faleminderit shumë Kryeministër Rama, faleminderit shumë Ministre Manastirliu për vendosjen e infermierëve dhe punonjësve të shëndetit në krye të listës së përparësive!
Ne duhet të rrisim së bashku përpjekjet tona për të siguruar që infermierët dhe punonjësit e shëndetit të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse, të cilat ata i kanë siguruar tashmë në Shqipëri, që të kenë qasje të mjaftueshme ndaj mbështetjes shëndetësore psikologjike dhe Shëndetit mendor, dhe gjithashtu të paguhen në përputhje me rrethanat.

Dhe unë mendoj se është shumë pozitive në Shqipëri që Qeveria ka rritur në të vërtetë nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve. Prandaj, unë do të doja të falënderoja përfaqësuesit e qeverisë për këtë përpjekje.

Pra, le të duartrokasim së bashku heronjtë tanë të shëndetit këtu dhe të ecim përpara, në mënyrë që të mund të përmirësojmë së bashku shëndetin e popullit shqiptar dhe të punojmë së bashku për shëndet më të mirë, mirëqenie dhe mbulimi shëndetësor universal në Shqipëri.