Përfliten se njihen prej kohësh, Saimiri dhe Generda tregojnë të vërtetën

383

Prej kohësh përflitet se Saimiri dhe Generda në fakt janë të lidhur bashkë dhe kjo e fundit ka ardhur enkas nga Gjermania në programin “Love Story”, për të qenë edhe e përzgjedhura e Saimirit në fund të programit. Puntatën e djeshme, dyshja kanë reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke mohuar sigurisht çdo gjë që qarkullon në rrjet.

“Unë them që në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit,” është shprehur Generda. Ndërsa Saimiri ka thënë: “Është komplet absurde, kam lexuar edhe nëpër komente çfarë thonë njerëzit. Gjermania është shumë e madhe dhe nuk njihemi apo të jemi parë ndonjëherë.”

/Descript.al/