Përfshihet nga flakët një makinë në rrugën e “Kavajës”

63
Ilustruese

Një automjet ka marrë flakë teksa ishte në ecje, në rrugën e ”Kavajës” në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar këtë të shtunë rreth orës 13:55,  teksa duke vënë në alarm drejtuesin e automjetit por dhe kalimtarët.

Menjëherë në vend-ngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit, ku është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.10.2020, rreth orës 13:55, në rrugën e “Kavajës”, një mjet ka marr flakë në lëvizje, ku ka vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.