Përgjaken rrugët në vend/ Mjeti përplaset me trafikndarësen në Vorë, humb jetën pasagjeri

135

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gjokaj në Vorë, ku shtetasi me iniciale H.S. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri me iniciale S.S, rreth 80 vjeç, ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.