“Përgjigja më erdhi me vonesë”, Edi Manushi flet për infektimin me koronavirus: Ditët e para janë të qeta, më pas…

181

Moderatori shqiptar, Edi Manushi tregoi pak ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus por nuk ndau shumë detaje me publikun për gjendjen e tij shëndetësore. Ai mungoi në moderimin e programeve të kësaj jave, ndërsa ka ndarë dhe përjetimet dhe eksperiencën e tij me virusin.

Gjatë një interviste në ‘Ftesë në 5’, Manushi tha se ditët e para kanë qenë më të qeta, ndërsa pas ditës së pestë apo të gjatë simptomat bëhen më të forta, megjithatë përgjigja e tamponit i ka mbërritur me vonesë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për personat që i kanë dërguar mesazhe gjatë kësaj periudhe.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze.

Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, tha Manushi. /Descript.al/