Përplasjet/Meta: Respektoni 5 qershorin, Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kod

39

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit Politik, ku palët dolën sërish pa konsensus, pasi opozita e bashkuar kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave.

Ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca i ka hedhur poshtë ato.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta shkruan se “është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave. 🇦🇱”, shkruan Meta.