“Përse më urreni kaq shumë?” Sindi largohet mes lotësh nga programi

247

Puntata e sotme e “Për’puthen” ka nisur me trazira të shumta. Menjëherë në nisje të programit, Sindi diskutoi rreth ofendimeve të shumta të konkurrentëve ndaj saj.

Ajo ka treguar se Juli e ka ofenduar tejmase në një video live që ka bërë në rrjete sociale. “Ccfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?” është shprehur Sindi ndër të tjera. Ndërkohë, konkurrentja hoqi mikrofonin duke ia lënë opinionistit dhe u largua nga studio mes lotësh.