Pëson rënie numri i vdekje nga Covid-19 në Itali

42

Italia ka regjistruar 16,974 raste të reja të koronavirusit nga 319,633 teste të kryera. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 380 vdekje (krahasuar me 469 të mërkurën) për një total, që nga fillimi i pandemisë, e cila arrin në 115,937,  raporton Tgcom.
21,220 persona janë shëruar ndërsa 3,417 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv (ulur me 73 njësi në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve). Shkalla e pozitivitetit ishte 5.3%.
Në pavijonet e zakonshëm 25,587 njerëz janë të shtruar në spital, me një rënie prej 782 njësive krahasuar me 24 orët e mëparshme.
Në total, 3,826,156 raste që nga fillimi i epidemisë, 115,937 vdekje. Aktualisht pozitive janë 510,023 (-4,637 krahasuar me dje). Ka (481,019) persona në izolim në shtëpi (-3,782 krahasuar me dje).

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016