Pëson rënie numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

55

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,163 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 3,927 testime të kryera gjithsej.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 35 pacientë. Krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 51 viktima, numri i fataliteteve ka rënë.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar edhe 854 persona, duke e çuar numrin total të të rikuperuarve në 112,619.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.