Petrit Vasili: Tre mandatet në Vlorë e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë

112

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se tre mandatet në Vlorë do ta çojnë listën e Astirit dhe Dibrës para drejtësisë.

Ai shtoi se Vlora ka vetëm një alternativë për të votuar, listën e kristaltë të Anxhela Shenaj me shokët dhe shoqet e saj.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Tre mandatet ne Vlore e çojne listen e Astirit dhe te Dibres para drejtesise!

Jam vertet shume i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajze e shkelqyer e Vlores.

Me kembenguljen e jashtezakonshme dhe dashurine e saj per Vloren ajo eshte nje shembull shprese per mijra te rinj.

Fitorja e qarte dhe e padiskushme e tre mandateve te LSI ne Vlore eshte detyrim i shenjte per Vloren dhe keta te rinj.

Vlora ka vetem nje alternative per te votuar; listen e kristalte te Anxheles me shoket e shoqet e saj sepse Lista e Astirit dhe Dibres te Gjinurit dhe Qendros ka vetem nje fund ate para drejtesise!

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.