Pezullimi i fluturimeve në Shqipëri, 3 kontrollorët e Rinasit u vihen prangat

537

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë tre urdhër-arreste për kreun e sindikatës së kontrollorëve, Armando Fezga, lidhur me ndërprerjen e punës në aeroportin e Rinasit.

Po ashtu, mësohet se në pranga janë vënë edhe përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca, si dhe kontrollori Muhin Mezini.

Prokuroria nisi mbrëmë hetimet pasi kontrollorët ajrorë të Albcontrol refuzuan që të punonin, duke bërë që asnjë avion të mos fluturonte në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Siç bëhet me dije, të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa kujtojmë se nën hetim janë 28 kontrollorë, të cilët janë marrë në pyetje.