“Pfizer” i jep 40 milionë vaksina Covax-it, Manastirliu: Lajm i mirë, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave

147

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se Pfizer do të dërgojë rreth 40 milion vaksina në vendet e varfra në muajin shkurt përmes programit Covax.

Në “Twitter”, Manastirliu shkruan se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës kundër koronaviruist.

“Lajm i mire. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX,” shkruan ministrja.