Plas sherri mes policëve në Tiranë

158

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është konflikuar me dy punonjës të Policisë Bashkiake.

Mësohet se A.Z., me detyrë punonjës policie e Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë.

Përveçse ai nuk i është përgjigjur urdhrit të policëve të Bashkisë, ai ka shkuar me tej duke i kanosur ato.