Plas sherri mes vëllezërve në Fier, policia u vë prangat

53

Policia e Fierit ka bërë me dije se ka arrestuar dy vëllezër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.