Plas SKANDALI me testamentin e Maradonës/ Përjashton 2 vajzat dhe ish-bashkëshorten nga trashëgimia

267

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, pak kohë më parë u nda nga jeta, duke shkaktuar trishtim në mbarë botën.

Pas vdekjes, ka plasur skandali me testamentin e tij, ku ka përjashtuar nga çdo e drejtë ish-bashkëshorten Claudia Villafane, me të cilën jetoi plot 24 vite, dhe 2 vajzat e tij, Dalma dhe Giannina.

Mësohet se Diego e kishte marrë këtë vendim që në vitin 2016 në Dubai, kur akuzoi ish-bashkëshorten se i ka vjedhur 6 milionë dollarë nga llogaria. Vetëm testamenti varion nga 75 deri në 200 milionë dollarë.

Pritet që lufta për pasurinë e tij të jetë e madhe. Përveç 5 fëmijëve të deklaruar zyrtarisht, janë edhe 6 të tjerë që pretendojnë se janë po ashtu fëmijët e tij, shkruan En24.

Maradona njihej për jetën e tij luksoze dhe ndër pasuritë e tij përmendim: një hotel me 5 yje në Kubë në plazhin me famë botërore Varadero, 5 prona në vendet më elitare të Buenos Aires, unazë diamanti me vlerë 300,000 euro, një Rolls Royce me vlerë 300,000 euro, një automjet ushtarak, një BMWi7 me vlerë 145,000 euro dhe 2 fabrika në Venezuelë.

/descript.al/