“Po bëja grimin, njerëzit ikën me vrap”, moderatorja e njohur rrëfen eksperiencën me covid-19

113

Moderatorja me famë botërore, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19 në muajin dhjetor. Ajo jua bëri me dije lajmin fansave përmes rrjeteve sociale, ku tregoi se ishte izoluar në shtëpinë e saj dhe fatmirësisht  e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm me dhimbje të forta shpine.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, tregon Ellen asokohe.

Ndërsa tani është rikthyer në punën e saj dhe zbuloi në nisje të tij për eksperiencën e saj me coronavirus  dhe mënyrën sesi e kishte mësuar se ishte infektuar.

“Ka shumë gjëra negative që po ndodhin rreth e rrotull, kështu që unë dua t’ju flasë për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë është e qartë.

Unë isha duke u bërë gati për spektaklin, që ju do e shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e bërë grimin. Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë, ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’. Aty pastaj të gjithë njerëzit që ishin rreth meje u larguan me vrap, ishte shumë qesharake, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”, ka treguar Ellen. /Descript.al/