Po terrorizon një Elbasan të tërë / Vajza negocion me të atin, ja çdo bëjë RENEA-s nëse autori nuk do të dorëzohet

193

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka terrorizuar qytetin e Elbasanit mesditën e sotme, ku 71 vjeçari Lefter Zhidru qëlloi me armë zjarri në drejtim të Policisë.

Mësohet se vajza e autorit po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet, ndërsa raportohet gjithashtu se nëse nuk do të dorëzohet, RENEA mund të ndërhyjë edhe me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë.

Kush është Lefter Zhidru:

Lefter Zhidru është me origjinë nga zona e Xarrës, Sarandë. Prej rreth 5 vitesh ai kishte ardhur nga Saranda në Elbasan. Në lagjen ku jeton në Elbasan, i moshuari njihet si tip problematik.

Prej orës 13:00 të ditës së sotme kur nisi konflikti me gruan dhe që më pas qëlloi në drejtim të policisë, i moshuari vijon që të qëndrojë në banesë duke mos pranuar që të dorëzohet.

Nga të shtënat e tij me kallashnikov u plagosën dy të rinj, kalimtarë në lagje ku po vijon ngjarja e rëndë.