Poetja amerikane fiton çmimin Nobel në letërsi

64

Akademia Suedeze ka zgjedhur poeten amerikane, Louise Glück si fituese të çmimit Nobel në letërsi për vitin 2020.

Poetja Glück është bërë shkrimtarja e parë amerikane që ka fituar çmimin Nobel për letërsi gjatë 27 viteve të fundit.

Ajo është cituar për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.

Poetja është gruaja e 16-të që fiton Nobelin, dhe e para Amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.