Polica shqiptare prangos shtetasin suedez, ja për çfarë akuzohet

151

Policia e Kukësit ka njoftuar se ka arrestuar një person për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Siç bëhet me dije nga policia, në pranga është vënë A. A., 23 vjeç, banues në Suedi, i cili ka tentuar që të kalojë në pikën kufitare Morinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.