Policia belge sekuestron 28 tonë kokainë pas deshifrimit të një rrjeti të koduar telefonik

50

Policia belge ka kapur pothuajse 28 tonë kokainë me një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh pasi arriti të deshifronte një rrjet telefonik të koduar të përdorur nga kriminelët sipas burimeve të CNN.

Që nga 20 shkurti, policia kapi 27.64 tonë kokainë në portin e Antwerpen, duke përfshirë një dërgesë rekord prej gati 11 tonë brenda natës nga 2-3 Prilli, tha Policia Federale Belge në një deklaratë të hënën. Specialistët e policisë deshifruan mesazhe të koduara nga një shërbim i koduar i mesazheve të Sky ECC, i cili zbuloi informacione të hollësishme rreth dërgesave të kokainës, thuhet në deklaratë.

Policia bëri me dije se hetimet vazhdojnë. Kjo nuk është hera e parë që agjencitë e zbatimit të ligjit depërtojnë në një platformë të koduar të përdorur nga kriminelët. Vitin e kaluar, agjencitë në Francë dhe Holandë u infiltruan në një platformë të quajtur EncroChat dhe ndanë të dhënat përmes Europol, duke lejuar policinë të monitoronte komunikimet private përfshirë fotografitë dhe miliona mesazhe  të kriminelëve.

Policia holandeze tha se ata kishte arrestuar 60 persona gjatë hetimit të koduar “Lemont” dhe kishte sekuestruar 25 ton drogë me një vlerë prej 20 milion eurosh, dhjetëra armë automatike, 25 makina dhe orë të shtrenjta. Në një konferencë të përbashkët shtypi me agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit në atë kohë, policia Holandeze tha se 19 laboratorë të barnave sintetike ishin çmontuar.

Celularët e EncroChat kushtojnë rreth 1,500 £  për një kontratë gjashtë mujore dhe vijnë me aplikacione të ngarkuara paraprakisht për mesazhe të menjëhershme, aftësinë për të bërë thirrje dhe një kod vrasje në mënyrë që të fshihen në distancë.  EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve të menjëhershme të telefonisë celulare, ishte një “treg kriminal” i përdorur nga 60,000 njerëz në të gjithë botën për koordinimin e shpërndarjes së mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplotimin për të vrarë rivalët, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA).

Descript.al