Policia dhe ushtria “blindojnë” zyrat e Albcontrol në Rinas

119

Zyrat e Albcontrol në Rinas janë rrethuar nga Policia e Shtetit dhe Ushtria për shkak se kulla e kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë.

Policia dhe ushtria u vendosën në lëvizje për shkak të grevës së nisur nga kontrollorët e Albcontrol.

Nga ana e tyre, kontrollorët janë brenda institucionit dhe vijojnë prej disa orësh grevën.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në aeroport, duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.

Ndërkaq, më herët kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas Ramës, frymëzuesit e asaj që kreu i qeverisë e cilëson si lëvizje të çartur, janë sipas tij Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Ramës, këta të fundit duan mbylljen e aeroportit që në vend të mos vijnë vaksinat.

Në një konferencë për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku i quajti veprimet e kontrollorëve të paprecendtë ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një grusht shteti nga opozita.