Politika shqiptare marrëveshje për të sabotuar Reformën në Drejtës? Reagon PD

158

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka pasur një reagim ditën e sotme lidhur me debatin më të fundit, për Reformën në Drejtësi.

Gjata thotë se ka qenë PS, ajo e cila ka kërkuar ndryshime të ligjeve të Reformës në Drejtës, pasi synimi i vetëm i Ramës është që të kontrollojë të gjithë pushtetin gjyqësor.

Përmes Gjatës, PD i kërkon kryeministrit Edi Rama që të ndalë, siç e quan ajo, shkatërrimin e Reformës në Drejtësi.

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve,  e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.”, -shprehet Gjata.

Reagimi i palëve politike, vjen pas deklaratës së fortë të ambasadores në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ka hedhur hije dyshimi, se mund të ketë një marrëveshje mes partive politike në vendin tonë për të sabotuar Reformën në Drejtësi.

/Descript.al/