Prania e variantit britanik të koronavirusit/ Rriten shifrat e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

79

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 582 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 2,972 testime të kryera gjithsej.

Po ashtu, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa 374 pacientë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë e ka justifikuar rritjen e frikshme të rasteve pozitive si shkak i prezencës së variantit britanik të koronavirusit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.