Presidenti Trump: Vaksina do të shpërndahet para 3 nëntorit

33

Presidenti Donald Trump bëri një deklaratë të fortë përpara mediave se një vaksinë do të jetë gati përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj … Mund të jenë tre javë, katër javë“,-tha Trump.

Por eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikanë, Dr. Fauci u shpreh mosbesues dhe tha se shpërndarja e vaksinës në tetor është e mundshme, por nuk ka shumë të ngjarë.

/descript.al/