Pritet të miratohet përdorimi i automjeteve autonome/ A do ti japin lamtumirën patentës britanikët?

38

Automjetet autonome pritet të lejohen në rrugët e Britanisë së Madhe deri në fund të këtij viti, ka thënë qeveria raporton BBC. Departamenti i Transportit tha se sistemet e automatizuara të mbajtjes së shiritave (ALKS) do të ishin lloji i parë i drejtimit të automjeteve pa duar. Teknologjia kontrollon pozicionin dhe shpejtësinë e një makine në një korsi të vetme, por vetëm deri në shpejtësinë prej 37 km / h.

Qeveria konfirmoi se shoferëve nuk do t’u kërkohet të monitorojnë rrugën ose t’i mbajnë duart në timon kur automjeti po drejtohet vetë. Por shoferi do të duhet të qëndrojë vigjilent dhe të jetë në gjendje të marrë nën kontroll situatën kur kërkohet nga sistemi brenda 10 sekondave. Nëse një shofer nuk arrin të përgjigjet, automjeti automatikisht do të vendosë dritat e tij të rrezikut për të paralajmëruar automjetet afër, të ngadalësojë dhe përfundimisht të ndalet.

Industria autonome e makinave dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndajnë një optimizëm për progresin drejt së ardhmes sonë vetë-drejtuese, por në vitet e fundit shumë prej parashikimeve të tyre nuk kanë arritur të ndodhin.

Në buxhetin e tij të vitit 2017, Kancelari i atëhershëm Philip Hammond premtoi se makinat pa shofer do të ishin në rrugët britanike deri në vitin 2021.

Descript.al