Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

128

Moderatorja e njohur Elita Rudi ndau pak kohë më parë publikisht lajmin se do të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë. Aludimet kishin nisur në sezonin veror të këtij viti, ku disa rroba të ngushta ‘tradhtuan’ barkun e Rudit i cili dukej shpesh më i fryrë sesa zakonisht.

Pasi e mbajti lajmin e shtatzënisë ‘sekret’ për disa muaj, tanimë pritjes së saj së ëmbël i ka ardhur fundi dhe ajo ka sjellë n ë jetë një vajzë.

Mediat kosovare shkruajnë se Elita dhe Gjiko nuk e kanë vendosur ende emrin e bebushes së porsalindur, ndërsa lajmin e ëmble pritet që ta ndajnë me publikun edhe vetë ata.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.