Prodhimi dhe furnizimi i vaksinave nga Pfizer/ Kuvendi miraton tre aktet normative

61

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tre aktet normative lidhur me marrëveshjen, mbi prodhimin dhe furnizimin e vaksinave nga Pfizer për të vaksinuar shqiptarët ndaj koronavirusit.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi marrëveshje me kompaninë Pfizer është mbajtur e fshehtë pasi kështu parashikohet në marrëveshje dhe në këtë mënyrë kanë vepruar edhe shtetet e tjera.