Prodhon përgjigje të fortë imunitare/ Kjo është vaksina më e re anti-Covid e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar

170

Një tjetër vaksinë anti-Covid ka rezultuar shumë premtuese në provat e para, duke bërë që Britania e Madhe të porosisë 100 milionë doza prej saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, deklaroi se vaksina ‘Vaneva Covid’ krijon një përgjigje të fortë imunitare dhe më shumë se 90% e pjesëmarrësve të studimit zhvilluan nivele të larta antitrupash kundër virusit.

Kjo vaksinë gjithashtu nxiti përgjigjen e qelizave T, të cilat ndihmojnë organizmin të shmangë virusin dhe të luajë një rol kyç në imunitetin afatgjatë, shkruan TheSun.

Këto të dhëna vijnë nga fazat e para të vaksinës, ku morën pjesë vetëm 153 persona të moshës 18-55 vjeç. Faza e tretë do të përfshijë mijëra njerëz.

Kryeministri Boris Johnson përshëndeti rezultatet e provave të fazës së hershme të kësaj vaksine, duke thënë se nëse është e suksesshme dhe plotëson standardet e sigurisë, ajo do të prodhohet në Skoci, duke siguruar një armë thelbësore në betejën kundër Covid-19.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.