Protesta e Albcontrol, policia shoqëron 28 kontrollorë! Priten arrestime

142

Për skandalin me aeroportin e Rinasit, policia ka shoqëruar deri tani 28 kontrollorë. Mësohet se numri i të shoqëruarve pritet që të rritet, ndërsa mes tyre mund të ketë edhe persona që do të arrestohen.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve.

Aeroporti i vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të djeshëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.

Ministrja Balluku e cilësoi veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe pasditen e sotme dërgoi në Rinas ushtrinë dhe policinë për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.