Protesta në Shkodër/ Ilir Beqaj: Kjo ngjarje s’ka ndodhur kurrë më parë, po përdoren fëmijët si kamikaz

119

Pas ngjarjeve të dhunshme të ditës së sotme në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i drejtuesit politik të PS në këtë qark, Ilir Beqaj.

Sipas Beqaj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shkodër dhe se ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz.

“Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit.  Ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim.

Shkodra është e demokratëve dhe e socialistëve, por edhe mbarë shqiptarëve. Në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë më parë që ndodhi sot. Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë me vendosmëri. Ka kohë që Sali Berisha mburret se ka vrarë njerëz në bulevard më 21 janar.”, tha Beqaj.