Provokuan gjithë vajzat me këngën e tyre, Juli dhe Mevlani zbulojnë kujt i dedikohet

186

Juli dhe Mevlani publikuan një këngë të re, e cila në thelb ironizon një kategori të caktuar vajzash. Dy konkurrentët e “Për’puthen” publikuan “(X5)SE” dhe bënë mjaft bujë me këtë projekt.

Së fundmi, nëpërmjet një InstaStory, Juli ka treguar se kënga i dedikohet një vajze që ka njohur rreth dy vite më parë, e cila ishte tejet materialiste. Po bëjmë sikur po e besojmë këtë deklaratë, duke “harruar” faktin që kënga u publikua pikërisht pas debateve dhe akuzave në studio rreth materializmit të vajzave në program.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.